in

Mustafës po i dhimbset Osmani kur po e sheh në marshet me Kurtin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur për deklaratën e Vjosa Osmanit se ka qenë e ndikuar nga LDK-ja që ta kritikojë Albin Kurtin, ka thënë se në asnjë rast ai nuk e ka thirrur as atë e as një zyrtar tjetër të LDK-së që t’i thotë se çfarë duhet të flasë në debate apo në fushatë.

“Unë i kam lënë të gjithë ta thonë atë që e mendojnë, pa asnjë ndikim”, ka thënë Mustafa gjatë një intervistë për RTK-në, në emisionin Debat.

Sipas tij, vet fakti se Vjosa Osmani ka garuar si kandidate e LDK-së për kryeministre, nuk ka qenë e rrugës që t’i themi “dil e fol për Albin Kurtin”.

“Ajo ka thënë deklarata të ndryshme për Kurtin, por tash që i ndërron bindjet politike dhe kalon në Vetëvendosje, është diçka tjetër. Nuk kam pritur të kalojë në VV, sepse është kalim i madh. Më dhimset Vjosa kur e shoh në këto marshet me Kurtin, sepse ka qenë kuadër i yni dhe kemi besuar se ka ide të qëndres së djathtë dhe se është përkrahëse e LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Mustafa: Sjellje banditeske e Bulliqit që tregon karakterin e Vetëvendosjes

Isa Mustafa e ka komentuar edhe sulmin fizik të kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ndaj një qytetari.

Ai këtë sulm e ka konsideruar si sulm banditesk.

“Sjellje banditeske të njerëzve që presin nesër ta marrin të gjithë pushtetin. Pra, sipas logjikës së tyre, ata munden me rrah, me arrestu dhe ta kapin shtetin, sepse po kërkojnë ta marrin pushtetin absolut”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij, nuk ka demokraci në ato vende nëse bëhet siç po thotë Vetëvendosje.

“Vet fakti se ata kërkojnë krejt dhe drejt dhe atë pushtet ta drejtojnë se si dojnë vet”, tha Mustafa, duke shtuar se “Bulliqi edhe e rrahu njerin edhe mashtroi se nuk e ka rrahur”.

“Leksioni në Podujevë flet për natyrën dhe karakterin e atyre që nesër presin ta marrin pushtetin”, ka thënë kryetari i LDK-së. /RTKLive/

Lini një Përgjigje

Haradinaj tregon se si do të ishte si president i Kosovës

Hoti: SHBA ndërpreu komunikimet me ne gjatë Qeverisë Kurti