in

Mustafa sikurse Berisha, po mendon ta rimerr LDK

 Popull i vuajtur shqiptar, miq, dashamirë dhe përkrahës të Rugovës!

Dëshmitarë ju kam të gjithëve ju, se ç’më ndodhi. Mua ma rrëmbyen postin e kryetarit të LDK, sikur mos të kisha ekzistuar kurrë.

 Nuk ishte se unë nuk dëshiroja që t´i prija edhe më tutje LDK, por forcat e errëta dhe lirisht mund të them armiqësore, irredentistë dhe separatiste, me sulmet e tyre më të ndyra në personalitetin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi, na detyruan që të kapitullonim.

Unë ndiqja rrugën besnike të ish presidentit historik Rugova. Çdo kush e din se isha njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të tij dhe isha ministri i parë i tre përqindëshit, të ish presidentit Rugova.

Duke i pasur këto kualitete, të cilat mi njihte ish presidenti Rugova, unë isha për sa vite edhe në krye të Prishtinës të cilën e përparova, zhvillova dhe i dhash pamjen e sotme, të një qyteti bashkëkohor evropian.

Kur e kërkonte nevoja dhe atdheu, unë i pranoja edhe postatet më të larta shtetërore, kuptohet duke qenë edhe kryeministër i vendit.

Unë së bashku me Thaçin, i kordinonim edhe i zhvillonim bisedimet në Bruksel me Serbinë.

Në realitet Thaçi vendoste, kurse unë vetëm i miratoja vendimet e tij dhe kur kërkonte ta jepja firmën, e bëja me krenari. E them me plot gojën, se unë me Thaçin kishim harmoni të plotë. Nuk është se ne dy vendosnim për gjithçka, sepse kordinoheshim me Ramën, Pacollin dhe Baton Haxhiun etj.

Sot kur po e shoh se ku ka rënë LDK partia e ish presidentit Rugova, që ishte një lum, më dhemb shpirti. Të ju them të vërtetën, mbetem me netë të tëra pa gjumë.

E pranoi, jam fajtori kryesorë që e dorëzova postin e LDK. Si nuk e kuptova që për hirë të Rugovës, nuk duhej të bëja këtë. Unë isha dhe jam ende vital, Koronavirusin e përballova duke qëndruar stoik, sikur të mos ishte asgjë.

Më trullosën, kur të gjithë m´u vërsulën me sulme sistematike. Edhe unë aq sa munda qëndrova dhe u përgjigja me kundërsulme sidomos ndaj Vjosa Osmanit, po ajo u bashkua me Donikën, e cila më urrente më shumë se shkiet.

Unë që nga fillimi të gjithëve ua bëra me dije se Vjosa dhe Donika nuk e duan LDK, nuk e duan Rugovën dhe nuk e duan Kosovën.

 Atyre dyjave u interesonin vetëm postet, kurse Kurti si i pabesë dhe siç po e quan miku im Haradinaj rrenc, vetëm për të përfituar prej tyre vota, ua premtoi postet që sot i kanë.

Tash kur të gjitha po i analizoi, plasa nga inati. Po vjell vrerë nëpër kopsht, po çka kisha të bëja kur njerëzve të mi, nuk mund t´ua mbushja mendjen.

Kur i humbën zgjedhjet, të gjith e drejtuan gishtin nga unë, thua se unë ua rrotullova diellin mbi kokë, apo u kisha bërë magji.

Më zhveshën nga posti, ma morën partinë dhe më hudhën si leckë.

Tash kur po e shoh Berishën i cili po e përgatitë rikthimin, mi ka ngjallur shpresat edhe mua.

Unë jam ai i cili plotësisht, me gjithë zemër e përkrahu. Berisha është shkolluar në sistemin enverist, kurse unë në atë titist. Koha ishte e tillë, ne skishim tjetër zgjidhje, prandaj Kemi shumë gjëra të përbashkëta.

Edhe ai e ka vërejtur që ka gabuar në dorëzimin timonit të partisë, po të njejtin gabim e kam bërë edhe unë.

Ne që jemi shkolluar në sisteme ku shumë gjëra i kishim të përbashkëta, nuk duhet të pajtohemi me humbje deri në vdekje.

Kot thonë që ne tashmë jemi të konsumuar dhe skemi se çka ofrojmë, më mbushin mllef.

 Ne me askend sduhet të bëjmë kompromis kur është në pyetje posti. Ky është ligj të cilin na ka mësuar nëna parti.

Që nga nesër edhe unë do t´i mbushi sallat dhe foltorja do të jetë e imja derisa ta kthej postin dhe ta shpëtoi LDK, partinë e Rugovës.

 Jam i sigurtë se populli do jetë krah për krah me mua, sidomos të pandarë do t´i kemë Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin. 

Shkrim i botuar në Mars – Rover

Lini një Përgjigje

Rrëfimi i babait që i shkoi djali në Siri: Ai shkoi përmes Shqipërisë!

Gazetari kroat: “Formimi i Asociacionit në Kosovë do të ishte levë e Rusisë, BE dhe NATO e dinë këtë”