Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka uruar festën e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.
Sipas Mustafës, shqiptarët mund të krenohen me arritjet që i kanë bërë nëpër të gjitha shtetet ku jetojnë.
Urimi i Isa Mustafës për 28 Nëntor:
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit!
Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.
Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore.
Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja! IM