Muri i heshtjes, roman
Muri i heshtjes është roman për marrëdhëniet në mes të serbëve kolonë e shqiptarëve vendës, është rrëfim për dashurinë dhe urrejtjen, ku ka pak dashuri dhe shumë urrejtje të heshtur që mblidhet si gjaku i keq.
Muri i heshtjes është rrëfim tronditës për krimin dhe harresën, për të djeshmen dhe të sotëm.
Në një lagje, jetojnë dy komunitete, që i ndanë një rrugë, shumë mëri dhe heshtja ogurzezë. Armiqësitë shpërthejnë me cikle, paqja është e brishtë.
Rrëfimi bartet përmes dy protagonistëve Gjinit dhe Milenës. Secili nga këta të rinj e ka këndin e vet të shikimit, ata duan të jetojnë në paqe e dashuri, por e kaluara i ndjek si mallkim.
Në prapavijë janë dy plakat e lagjes: Zoja e Lleshit dhe Gjyshja e Gjinit që kanë kujtesë të gjatë e gjykim të mprehtë. Ato nuk i harrojnë burrat që i pushkatoi ushtria e Titos, nuk e pranojnë dyfytyrësinë e vëllazërim-bashkimit, i kujtojnë katër priftërinjtë dhe Marie Shllaku që i vrau milicia serbe.
Romanin e ka botuar Dardania Press, mbështetur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
Novela dhe tregime
Princesha Jerina, e bija e princit shqiptar Lekë Dushmanit e la pa mend mbretërinë arbërore, nxiti dashurinë e burrave të shquar, por edhe mërinë e princërve në mes veti. Lekë Dukagjini ngrysej e zgjohej me mendjen në Jerinën e Lekë Dushmanit. Lekë Zaharia, princi tjetër me nam, gdhihej me Jerinën në zemër, duke i premtuar tokë e qiell. Por puna vajti deri aty sa dy princat u ndeshën egërsisht ne mes veti për zemrën e trupin e saj…