in

Murati, bashkatdhetarëve: Mos paguani policat e sigurimit kufitar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ftuar bashkatdhetarët që të mos paguajnë për sigurimin kufitar.

Ai ka theksuar se policat kufitare për vetura deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria e Kosovës.

Ministri tha se disa punonjës të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe kësisoj po i detyrojnë mërgimtarët të paguajnë.

“Policat kufitare 1-mujore për vetura deri në 9 pasagjerë janë të mbuluara nga Qeveria, dhe nuk ka nevojë të paguhet për to, kur hyni në pikat kufitare. Kemi raportime nga disa bashkatdhetarë se punonjës të papërgjegjshëm të Byrosë Kosovare të Sigurimit nuk informojnë saktë që polica kufitare është e subvencionuar, dhe madje edhe i detyrojnë bashkatdhetarët që të paguajnë për së dyti, për polica që tashmë janë të paguara nga Qeveria”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka ftuar të gjithë ata bashkatdhetarë që janë ballafaquar me raste të tilla, ku u është kërkuar të paguajnë për policën kufitare e që do duhej ta merrnin falas, që rastet t’i raportojnë tek policia në numrin 192.

Njëkohësisht ka ftuar edhe Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që t’i trajtojnë me prioritet këto raste të keqpërdorimeve.

“Disa raste tashmë janë raportuar dhe kemi pasur edhe procedimin penal për punonjësit e BKS-së.”, ka shkruar tutje  Murati.

Presidenca e quan propaganduese dhe për keqardhje konferencën e Mickoskit

Si është e mundur, që një Kryeministër që nuk iu nënshtruaka Perëndimit (Amerikës), iu nënshtrua kaq lehtë e pa hezitim, pushtetit sllavomaqedonas!?