in

Muharrem Nitaj, në vend të Blerim Kuçit, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi.

Në vend të z. Kuçi, kryeministri Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar z. Muharrem Nitaj.

Ju rikujtojmë se sot gjatë ditës përmes një letre, ish ministri Kuçi ka kërkuar nga kryeministri Hoti të lirohet nga detyra për shkak të angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021.

Lini një Përgjigje

Hoti vizitoi komunën e Vushtrrisë pas vërshimeve të mëdha

Reagim i vonuar i Kurtit pas vërshimeve dhe dëmeve në vend