in

MSH-ja do të ndërtojë QKMF në Istog

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, nënshkroi sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimin e QKMF-së në qytetin e Istogut. Këtë projekt shëndetësor që kushton 2.500,000 euro e financon Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

“Qytetarë të nderuar të komunës së Istogut, me kryetarin z. Haki Rugova, po nënshkruajmë sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimin e QKMF-së në qytetin tuaj.

Qytetarët e komunës së Istogut meritojnë gjithë kujdesin e institucioneve shëndetësore për kualitet të shërbimeve, me personel dhe ambiente cilësore.

Ministria e Shëndetësisë, nga buxheti i saj, financon projektin me 2,500,000 euro.

Qeverisja jonë, përkushtimi për qytetarët dhe shtetin, nuk është fjalë apo parullë e fushatave, është punë e detyrim yni ditor, angazhim yni i qëndrueshëm, i dëshmuar dhe vlerësuar, si dje, si sot, si nesër!” ka shkruar ministri Zemaj.

Lini një Përgjigje

Vjosa Osmani përkujton 21-vjetorin e vrasjes së 10 civilëve shqiptarë në veri të Mitrovicës

Humolli: AstraZeneca, vaksina e parë e COVAX-it në Kosovë