in

MSh dhe UNOPS, të fuqizohen kapacitetet kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), nënshkruan sot Marrëveshje për implementimin e projektit të përgjigjes emergjente ndaj COVID-19 në Kosovë, që buron nga Marrëveshja e financimit me bankën e Këshillit të Evropës.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua sot nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe Z. Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë.

Me këtë marrëveshje UNOPS-i do të implementojë pjesën infrastrukturore të “Zinxhirit të ftohtë” që do të shërbejë për programin e imunizimit në tërësi në Kosovë dhe që do të ndikojë në mbarëvajtjen e përgjigjes së përgjithshme ndaj COVID-19 në Kosovë.

Ministri Vitia dhe z. Kieernan, vlerësuan se bashkëpunimi midis MSh-së dhe partnerëve do të fuqizojë kapacitetet e Kosovës për një përgjigje sa më gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19.

Lini një Përgjigje

Mbretëria e Bashkuar vazhdon mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

KFOR-i në shërbim të sigurisë së Kosovës dhe asaj rajonale