in

MPJD: Kërkuam sqarime për trajtimin jodinjitoz ndaj presidentes Osmani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një reagimi ka thënë se me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në reagim.

VMRO raciste cënon lirinë e udhëtimit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani

Evropa e Lire: Presidenca e Kosovës thotë se Osmani u pengua në Aeroportin e Shkupit