in

Mourinho tërbohet me Spurs e ‘i zbrazet’ edhe Bale

Ndër shumë akuza të bëra në vite kundër Josè Mourinhos është ajo e të qenit një teknik mbrojtës. Një reputacion i forcuar nga disa ndeshje në të cilat ekipet e tij, fjalë për fjalë, kanë parkuar autobusin para portës, si në legjendaren Barcelona-Inter të vitit të Tripletës. Palmaresi pastaj flet vetë për Special One, i cili mund të provojë se metodat e tij funksionojnë dhe mirë madje. E nëse portugezi është një nga ata që mendon se është më mirë të pësosh një gol më pak se kundërshtari, padyshim që nuk mund të jetë i lumtur me një humbje aq spektakolare sa, në mënyrën e tij të këndvështrimit, e papranueshme. 5-4 i pësuar nga Everton hyn në historinë e FA Cup … dhe shkakton debate.

Një lojë që ishte pak ta përkufizoje emocionuese e që përfundoi vetëm në kohën shtesë me golin e Bernard, pasi në kohën e rregullt ndodhi gjithçka, përfshirë një dygolësh të Davinson Sanchez, sigurisht jo tamam një sulmues. Por Mou nuk mund të jetë i lumtur kur pëson pesë gola dhe në fakt, siç raportohet nga AS, Special One e vendos skuadrën e tij në skaner. “Mbajtëm topin, krijuam raste, lëvizëm mirë dhe shënuam. Një qëndrim luftarak që më pëlqen, por me gola fitohen ndeshje vetëm nëse nuk bën kaq shumë gabime. Ishim më të mirët e dy ekipeve në fushë, po fitonim 1-0. Pastaj, në pesë minuta: gabim, gabim, gabim, gol, gol, gol”. E eleminimi nga turneu, të cilin Spurs nuk e ka fituar që nga kohët e Lineker dhe Gascoigne.

Ka edhe kohë për të folur edhe për Bale, që as nuk u grumbullua. E para ndeshjes, Mou dha një shpjegim mjaft të veçantë për arsyen. “Gareth nuk është në pankinë sepse nuk ishte i kënaqur me stërvitjen e djeshme. Nuk do të thoja që është i dëmtuar, por diçka nuk shkonte mirë. Pra, gjëja më e mirë për të ishte të qëndronte në shtëpi dhe të punonte me mjekët”. Në fund të ndeshjes, siç raportohet nga Daily Mail, portugezi shtoi: “Nuk është një dëmtim i vërtetë, do të thosha që ai nuk ndihet rehat dhe pas asaj stërvitje nuk mund të ishte në 100%. Doja ta bëja të qartë situatën, diçka për të cilën jam plotësisht i sinqertë dhe i hapur”, ka saktësuar tekniku duke folur për stërvitjen e të martës, pas të cilës në fakt Bale pati postoi një foto në Instagram me shkrimin “seancë e mirë”. Pra … si qendron e vërteta?

Lini një Përgjigje

Juventus-Napoli: Pirlo pa Arthur e Bonucci, Gattuso pa Hysaj e Demme

Kurti me moton që të dielën KREJT duhet të zgjedhin DREJT