in

Moti i keq, pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari

Udhëtimet nga Durrësi drejt Barit nuk do të kryhen, për shkak të të motit të keq. Lajmi është dhënë nga Autoriteti Portual Durrës. Po ashtu, është pezulluar lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla deri në përmirësimi e situatës së motit. Ndërkohë, mësohet se udhëtimet nga Durrësi drejt Ankonës vijojnë normalisht.

Sa i përket portit të Vlorës, linja Vlorë-Brindisi-Vlorë do të funksionojë normalisht. Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë ditën e sotme do funksionojnë noramalisht. Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme. Situata meterologjike detare pritet që të përmirësohet ditën e hënë.

Lini një Përgjigje

Arrestimi i Alda Klosit, tre akuzat që rëndojnë ndaj ish zyrtares

Shkatërrohet grupi krimιnal i drοgës në Tiranë që drejtohej nga 40-vjeçarja