in

Moti i keq në Itali/ Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Situata e motit në Itali vijon të jetë kritike. Mediat vendase raportojnë se numri i viktimave është rritur në 7, ndërsa zona më e prekur është Toskana.

Në rajonin e Toskanës raportohet për dëme të mëdha në shumë zona të qyteteve të Pratos dhe Pistoias. Sot pritet të merret një vendim nëse shkollat në këto dy qytete do të qëndrojnë të mbyllura edhe për ditët e para të javës së ardhshme.

“Kabineti i qeverisë Meloni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjitha rajonet e Toskanës të prekura nga reshjet e paprecedentë dhe ka ndarë, për ndërhyrjet e para të nevojshme, pesë milionë euro. Sapo të detajohet dëmi, kjo shumë sigurisht që do të rritet ndjeshëm”, tha ministri italian i Mbrojtjes Civile, Nello Muzzumecchi.

Deri më tani raportohet se 4000 zjarrëfikës po punojnë në terren. Përveç Toskanës, në Italinë qendrore moti i keq shkaktoi probleme të mëdha në rajonet qendrore të Italisë Umbria, Molise dhe Abruzzo, por edhe në rajonin verilindor të Friuli Venezia Giulia.

Lini një Përgjigje

Sportisti nga Drenica që u vra në Siri

Perdorimi i forces per nderrimin e besimit