in

Mosndërtimi i termo dhe hidrocetraleve, Kosova nën vartësinë e rrymës serbe?

Gazetari dhe analisti Valon Syla përmes një shkrimi ka ngritur akuza dhe dyshime se lobimi nga ana e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës kundër ndërtimit të termoncetraleve, hidrocentraleve, po favorizon vetëm importet e energjisë të cilat kryhen nga dhe përmes shtetit të Serbisë. Jeta Xharra tha se këto shpifje nuk janë për reagim, por do ketë padi në gjykatë. Përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar termocentral kanë filluar nga 2006.

Një akuzë konkrete e bërë nga analisti Valon Syla, njëherit kryeredaktor i gazetës Metro, sipas të cilës miliona euro që janë harxhuar kundër ndërtimit të termo dhe hidrocentraleve, përmes lobimeve të ndryshme, kanë lënë vendin pa kapacitete energjetike, dhe nga kjo politikë po përfiton vetëm Serbia, duke shitur energji elektrike në Kosovë.

“Haki Abazi kur e finaconte ‘Jeta në Kosovë’ në menyrë konsistente dhe të pandalur përmes organizatës Rockefeller dhe KOSID në mënyrë sistematike kanë sulmuar ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’ me pretekest se qymyri krijon vetëm dëm dhe duke lobuar që shteti duhet të ndërtoj kapacitete energjetike me burime që janë të përshtateshme per ambientin. Green. Gjelbër”, shkroi Valon Syla.

RTKLive ka kontaktuar me Jeta Xharrën, e cila edhe pse ra fillimisht dakord në fund tha se kjo është një shpifje që nuk meriton zyrën ligjore por gjykatën.

“Për raste të tilla ne nuk reagojmë, por kemi zyrën ligjore dhe shpifësit do të paditen në gjykatë”, tha Xharra.  Akuzat e Sylës janë publikuar nga mediat të ndryshme dhe janë komentuar nga ekspertë të ndryshëm.

Evident është fakti se nga 2006 Kosova po përpiqet të ndërtojë termocentrale apo hidro, projekte që gjithnjë janë kundërshtuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë civile.

“Me marreveshjen e Parisit për Klimën, shtetet e zhvilluara e kanë obligim me i kompenzu shtetet e pazhvilluara ose shtetet në zhvillim nëse dëshirojnë që këto të fundit me abstenu prej shfrytezimit të thengjillit si resurs per prodhimin e rrymes. Pra, Kosova nuk duhet thjesht me heq dorë prej prodhimit të rrymes me thëngjill pa kompenzim”, shkroi Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala.

RTKLive do të publikoi reagimet e të gjithë personave të atakuar apo që duan të kontribojnë në këtë debat.

Ne do të botojmë të plota dhe reagimet e ish zv/kryeministrin Haki Abazi apo Jeta Xharra nëse publikojnë lidhur me këtë temë.

Më poshtë e keni statusin e plotë të Valon Sylës: 

Tendeca e vazhdueshme e Haki Abazit dhe Jeta Xharrës me lobime kundër çdo projekti të energjetikës në këtë vend, çoftë nga ligniti (thëngjilli), çoftë nga burimet e gjelbërta… favorizon vetëm një gjë, mafinë e importit të energjisë nga Republika Serbe dhe Serbia.

Nuk është normale që një vend që flen mbi thëngjill si Kosova, të jetë kundër këtij resursi. Është njësoj sikur arabët të kishin politika lobuese kundër naftës.

Kosova që prej vitit 1968, kur është ndertu Kosova B, nuk ka instaluar asnjë Megavat MË domethënës të prodhimit të energjisë dhe mbetet e varur nga importi prej Serbisë dhe Rep. Serbe. Përkatësisht nga Vuk Hamović dhe agjentët operatorë të tij energjetik në rajon.

Haki Abazi kur e finaconte ‘Jeta në Kosovë’ në menyrë konsistente dhe të pandalur përmes organizates Rockefeller dhe KOSID në menyrë sistematike kanë sulmuar ndërtimin e Termocanralit ‘Kosova e Re’ me pretekest se qymyri krijon ndonjte dhe vetëm dëm dhe duke lobuar që Shtetit duhet te ndertoj kapacitete energjetike me burime që janë të pershtateshme per ambientin. Green. Gjelbërt.

Kur u pengua projekti për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, tash Jeta Xharra nën influencën e Haki Abazit ja ka nis fushatën e eger duke sulmuar edhe ndertimin e hidrocentraleve, dhe kan lobuar në çdo agjenci shtetore e zyre diplomatike me presion publik qe ti ndaloj të gjitha projektet edhe të hidorcentraleve. Sigurisht kur ti ndalin edhe hidrocentralet kanë me nis fushaten e re kunder.

Lini një Përgjigje

Arbërorët e Maqedonisë:Kush është Emin Çeliku nga Kërçova

Presidenti Trump vazhdon përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve