in

Moska rekruton të rinj serbë për të luftuar në frontin ukrainas

Rusia po rekruton të rinj serbë për të luftuar në frontin ukrainas. Për ta bërë këtë, që nga fillimi i luftës, Moska ka miratuar një sërë ligjesh që synojnë veçanërisht inkurajimin e qytetarëve serbë për t’u bashkuar me radhët e ushtrisë së saj. Dhe grupi paraushtarak Wagner është gjithashtu në punë. Informacionet për identitetin dhe numrin e këtyre rekrutëve serbë pothuajse nuk ekzistojnë.

Sa i përket procesit të rekrutimit, është e vështirë të gjesh detaje. Gjithçka luhet në rrjetet sociale, përmes menaxherëve të rekrutimit si Dejan Beriç, një snajper serb në listën e zezë të mercenarëve më të kërkuar të luftës nga agjencia e inteligjencës kombëtare të Serbisë, e cila e konsideron atë një kërcënim për sigurinë e vendit. Në kanalin e tij në YouTube, ai fton të rinjtë serbë të bashkohen me forcat e armatosura ruse.

“Ne ju mirëpresim në Moskë. Më pas ju çojmë në një poligon ushtarak dhe ju detyrojmë të nënshkruani një kontratë për të shërbyer në forcat e armatosura të Federatës Ruse.”Prandaj, interesi i ushtrisë ruse është shumë real, por është mbi të gjitha grupi paraushtarak Wagner, anëtar i të cilit është edhe Dejan Beric, i cili mbanë sytë lutës nga Serbia, shpjegon Michael Eric Lambert, analist i inteligjencës për agjencinë e inteligjencës dhe Pinkerton detektivë në Dublin, të hënën në La Matinale.”Një avantazh reklamimi për Wagner”“Interesi i Wagner-it për të rekrutuar në Serbi është të ketë një lidhje mes Rusisë dhe Serbisë,” shpjegon ai. “Kjo është mbi të gjitha një avantazh reklamues. Prania e Wagner në Serbi, e cila përmendet shumë hapur në afishe publicitare – (afishe që nuk janë të kërkuara nga Beogradi )-tregon këtë lidhje dhe këtë identitet të përbashkët midis Rusisë dhe Serbisë.

“Këto mesazhe publike që luajnë me ideologji apo edhe paga tërheqëse ushtarake i shtyjnë disa të largohen nga vendi i tyre. Në të vërtetë, siç kujton Michael Eric Lambert, “grupi Wagner paguan afërsisht 2,500 deri në 3,000 dollarë në muaj, ndërsa në Serbi paga mesatare është 400 deri në 500 euro në muaj.” Për të mos përmendur marrjen e nënshtetësisë ruse dhe mundësitë e shumta të karrierës afatgjata të ofruara nga Wagner.

“Më në fund, është faktori ideologjik”, zhvillon më tej Michael Eric Lambert. “Disa njerëz konsiderojnë se lufta në Ukrainë është një luftë kundër sllavëve, pra një luftë që shkakton zgjerimin e Rusisë. Ka një anë shumë pansllaviste në mesin e këtyre vullnetarëve, të cilët janë të ndikuar nga propaganda ruse që thotë se Ukraina i përket Rusisë.Për më tepër, në shumë video të këtyre të rinjve serbë që shkojnë për të luftuar në Rusi, shprehen rregullisht ndjenja të forta pro-ruse dhe zhgënjimi me vendin e tyre.“Këtu mësojmë se si të luftojmë për Kosovën”

“Është më mirë se në Beograd, është më mirë se në shtëpi. Është më ngrohtë dhe ne hamë mirë,” thotë një ushtar i ri serb.

“Dhe burrat këtu janë shumë kompetent. Po, sepse janë ata që duan të jenë atje: zyrtarë të zgjedhur”, përgjigjet një tjetër. Më ashpër, një ushtar i ri me origjinë serbe shpjegon: “Ajo që duhet të kuptojmë në Serbi është se këtu [në Ukrainë] mësojmë se si të luftojmë për Kosovën, jo atje [në Serbi], duke dëgjuar presidentin Vuçiç dhe qeverinë e paaftë. “Zoti na ndihmoftë. Zoti ka artilerinë e mirë ruse.”Thotë një vullnetar i ri serb në ushtrinë ruse. Këta ushtarë janë gjithashtu shumë kritikë ndaj politikës serbe. Një politikë që nuk do të ishte ajo e popullit serb, sipas Michael Eric Lambert.

“Politika bashkëkohore serbe synon afrimin me BE-në, gjë që nuk korrespondon me pritjet e shumë serbëve, të cilët duan t’i afrohen Rusisë, veçanërisht për shkak të çështjes së Kosovës, me idenë se Kosova duhet t’i bashkohet Serbisë. Lojë e dyfishtë serbe presidenti Aleksandar Vuçiq i ka denoncuar vazhdimisht këta vullnetarë serbë, por pa i dënuar ashpër. Serbia në fakt po luan një lojë të dyfishtë, publikisht, ajo kundërshton Moskën të fitojë favore prej BE-së, por jozyrtarisht Serbia dëshiron të jetë afër Rusisë. Është një zgjedhje shumë strategjike, edhe nga pikëpamja ushtarake. “Për Serbinë duhet ta mbajmë Wagnerin, me mendimin se nëse do të ringjallet konflikti me Kosovën, trupat e Wagnerit do të jenë në vijën e frontit. Një element tjetër që kemi parë kohët e fundit është se grupi Vagner është shumë aktiv kur është fjala për propagandë anti-kosovare, pro-serbe”.

Rusia gjithashtu fiton në rast të rishfaqjes së konfliktit në Kosovë, sepse kjo do t’i lejonte perëndimorët të përqendrojnë vëmendjen e tyre në një problem tjetër.

Radio subjekt: Aleksandra Planinic Përshtatja në ueb: Julien Furrer Përkthimi dhe përshtatja në shqip: Mirishahe Limani Hiler

Lini një Përgjigje

Pushtohet aeroporti i Dagestanit për shkak të një avioni nga Izraeli

Islamisti Arifi: Kurti e harroi Luginën