in

Mos u dorëzo!

Ata që ikin janë frigacak, jo Guximtar!

Edhe mua, gjatë proceseve të ndryshme brenda LDK-së, kur shprehja hapur mospajtimet e mia me drejtimin dhe zhvillimet e brendshme, më etiketuan si “anti-parti”.

Por unë nuk ika kurrë. Unë qëndrova, reagova dhe luftova nga brenda, sepse këtu kam kontributin tim, meritat e mia dhe emrin tim të lidhur me një ideal të madh, por as sot nuk hesht, mbetem rugovist pa kushte.

Rugovizmi dhe Albinizmi janë dy rrugë të ndryshme, koncepte të ndryshme dhe ideologji të kundërta.

Të thuash se je rugovist brenda një lëvizjeje që për vite me radhë e ka fyer, përçmuar dhe mohuar Presidentin Rugova, është hipokrizi në formën më të pastër.

Nuk je rugovist nëse shan LDK-në – je vetëm përfitues që shet parimet për privilegje.

Presidenti Ibrahim Rugova kishte mendje shtetformuese dhe koncept unifikues.Ai e ndërtoi idealin mbi paqen, dinjitetin dhe përfshirjen – jo mbi urrejtjen dhe përçarjen.

Rugovizmi është urtësi dhe maturi, jo zhurmë dhe revansh. Albinizmi është përçarje, dominim dhe lojë me emocionet e popullit.

Kush kafshon dorën që e ka ushqyer, nuk nderon as veten, as idealin – vetëm shitet në pazarin e pushtetit.

Dhe në fund servilet, puthadorët dhe jeniçerët janë mercenarë të shitur.

🕊️ “Ne nuk kemi armë, por kemi vullnetin për liri.”— Ibrahim Rugova

Rama i drejtohet kombit, pas fitores në zgjedhje!

CNN rendit këngën “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovizion (LISTA)