Bashkëvendësit e mi ankohen se në Shëngjin, Durrës, Vlorë etj. në restorante e kafene emetojnë këngë serbe. Po mos shkoni more burra e gra në Shëngjin, Durrës, Vlorë etj., ku u fyejnë me qëllim më këtë muzikë, ndërsa e dinë se këto këngë na e kujtojnë luftën, na i ngjallin pamjet e krimeve dhe mizorive serbe, na e nxjerrin para sysh policin e ushtarin serb, duke na i vrarë nënat, motrat e bijtë tanë. Nuk është art ajo muzikë primitive që ta kujton lemerinë, tmerrin, Millosheviqin, Arkanin, ndërsa në bregdetin shqiptar këngët e kohës së Millosheviqit e Arkanit emetohen. Vetëm ndonjë idiot shqiptar mund ta quaj art këtë muzikë mendërisht të vonuar.
Shkoni në bregdetin kroatë, spanjoll a bregdetin grekë, ku nuk do të dëgjoni muzikë serbe. Shkoni kudo tjetër por jo atje ku duan t’u lëndojnë qëllimisht.
Kjo është njëjtë si hebrenjve në shtetin e tyre t’u emetonin këngë të kohës së Hitlerit e të Geringut dhe të thoshte ndonjë kokërr budallai si shqiptarët e mjerë se kjo është art, apo se arti nuk njeh kufi.
Nën tingujt e kësaj muzike paramilitarët dhe policët serbë vrisnin mijëra gra e fëmijë, digjnin lagje e qytete. Pse duhet ta dëgjojë unë këtë muzikë dhe të paguaj për te. Le të cofin nga varfëria ata që duan të ma imponojnë këtë lloj muzika, por mua nuk do të më shohin në bregdetin e tyre.
S’ka më turizëm patriotik. Nëse ata nuk e kanë idenë e patriotizmit, pse duhet ta kesh ti? Budalla je? Tru shpërlarë?
Nëse të presin mirë? Shko. Nëse të shërbejnë mirë: shko. Nëse nuk të dallojnë nga të tjera, mos i ndërro me bregdetet tjera. Pa juve bregdeti shqiptar do të vdiste. Ndryshe ke aq shumë zgjedhje.
Kthehuni në bregdetin shqiptar, vetëm nëse u premtojnë se kurrë më s’do t’u lëndojnë.