in

"Mos festo, Viti i Ri nuk është i myslimanëve"

Një incident i pakëndhsëm ka ndodhur dje në Kosovë në pragun e Vitit të Ri.

Mësohet se mëngjesin e së enjtes është djegur bredhi i Vitit të Ri, që ndodhej në oborrin e komunës së Hanit të Elezit. Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e  zjarrëfikësve  ka lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli për mediat në Kosovë.

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se sot janë shfaqur disa mbishkrime: “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Ai tha se policia është duke punuar për identifikimin e të dyshuar.

Lini një Përgjigje

Izraeli vrau gjeneralin e Gardës Revolucionare

Masakra e Krishtlindjeve/ Persona të armatosur nigerianë vranë të paktën 140 veta në rajonet "të dominuara nga të krishterët"