in

Modric pas finales së Nations League vendosë për të ardhmen në Kombëtare

Luka Modric ka thënë se pas finales së Nations League ai do të vendosë për të ardhmen e tij sa i takon angazhimit te Kombëtarja kroate.

Ai ka folur në prag të ndeshjes finale të Nations League ku kombëtarja ballkanase ndeshet me Spanjën. 

“Gjithmonë më pëlqen të luaj për ekipin kombëtar, jo sepse mund të jetë kompeticioni im i fundit apo ndeshja ime e fundit”, ka thënë Modric.”Çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore është një gëzim. Për sa kohë që ndjej se mund të ndihmoj, nuk ka asnjë arsye që të mos jem këtu”.

Kroacia ka fituar ndaj Holandës në gjysmëfinale, ndërsa Spanja ka mposhtur Italinë. 

Lini një Përgjigje

Policia arrestoi një tjetër të dyshuar për sulm ndaj gazetarit

Bieber: Përëndimi po i bën presion vetëm Kosovës, kjo krijon imazh fatal të njëanshmërisë