in

Moderna nis studimin për përdorimin e vaksinës së Covid-19 tek adoleshentët

Kompania bioteknologjike amerikane Moderna Inc njoftoi të enjten sa ka nisur që të vaksinojë pjesëmarrësit e parë tek adoleshentët e moshës 12 deri 17 vjeçare.

Studimi po bëhet në bashkëpunim me Autoritetin e Avancuar Biomjekësor dhe Autoritetin e Zhvillimit.

“Synimi ynë është që të gjenerojmë të dhëna në pranverën e 2021 që mund të mbështesin përdorimin e “mRNA-1273″ tek adoleshentët para se të nisë viti i ri shkollor në 2021,” tha drejtuesi ekzekutiv Stéphane Bancel.

Lajmi vjen në një kohë kur SHBA-të po përgatiten që të shpërndajnë dozat e para të vaksinave për Covid-19 si nga Moderna ashtu edhe nga rivali Pfizer/BioNTech tek të rriturit.

Një panel prej këshilluesish të jashtëm të FDA do të mblidhen të enjten për të diskutuar nëse do të rekomandohet përdorimi i vaksinës së Pfizer për personat mbi 16-vjeç.

Lini një Përgjigje

Bilçik: Rusia e Kina shfrytëzojnë mundësinë për të rritur ndikimin në Serbi

Gjermania bën përpjekjet e fundit për zhbllokimin e procesit të zgjerimit