in

Mitrovica sipas Branisllav Nushiqit

Shkruan Nazif Laçi

Për festën e Shën Gjergjit, organizohen manifestime të papara, sa vallëzohet edhe nëpër rrugë. Edhe sot me rastin e këtyre festave nëpër oborret e mitrovicasve organizohen lojëra të shumta, kur argëtohen vajzat, po ku edhe djelmoshave nuk u ndalohet hyrja.

Në librin “KOSOVO”, botuar në Novi Sad më 1903, konsul serb në Vilajetin e Kosovës, B. Nushiq, edhe pse shumë herë i njëanshëm dhe në shërbim të idesë serbomadhe, në përshkrimet e tij për qytetet e Kosovës, ai kështu  detyrohet ta pranojë se atyre, pranimi serbe ishte tejet e vogël, por që provohej të ruhej përmes ndërtimit të kishave serbe, siç është rasti i Mitrovicës dhe klerit ortodoks. Nushiq dhe pasuesit e tij kishin për detyrë të mblidhnin të dhëna të detajuara për shqiptarët dhe Kosovën dhe viset tjera shqiptare, të cilat zinin vend të veçantë në planet hegjemoniste serbe. 

Këto plane ishin po ashtu pjesë e angazhimeve të konsullatës  serbe në Prishtinë, e cila ishte e hapur në muajin nëntor 1889. Ja, si Nushiq e përshkruan qytetin e Mitrovicë:”Në lakesën e Ibrit, aty ku ai sikur kthen t’i shkojë në takim Sitnicës, në fund të Kosovës, gjendet një qyteti më i bukur kosovar, Mitrovica, e rinuar dhe e zbukuruar, në të cilën kënga popullore e quan sheher-Mitrovica. Zonjat Ibrieva dhe Makenzieva, në udhëpërshkrimin e tyre nëpër Turqi, kur e lënë Vushtrimë, në kapitullin e njëzetë do të përshkruajnë Mitrovicën duke lënë mbishkrimin “Nga Shqipëria në Bosnjë”. Edhe si thuhet se nga Mitrovica përfundon Shqipëria, edhe Shqipëria tashmë nuk ka kufij të shënuar.Udhëpërshkruesit e para njëzet vjetëve numërojnë në Mitrovicë 400 deri 500 shtëpi, ajo ka rreth 1300 shtëpi e rreth 7000 banorë. Prej tyre më së shumti ka boshnjakë e shqiptarë e mandej serbë. Ka mjaftē romë dhe dy shtëpi hebrenjsh.

Për festën e Shën Gjergjit, organizohen manifestime të paparë, sa vallëzohet edhe nëpër rrugë. Edhe sot me rastin e këtyre festave nëpër oborret e mitrovicasve organizohen lojëra të shumta, kur argëtohen vajzat, po ku edhe djelmoshave nuk u ndalohet hyrja.Përpos peshës tregtare, ky qytet ka edhe rëndësi të madhe ushtarake, pasi është stacioni i fundit drejt kufirit me Serbinë. Për këtë shkak këtu është komanda e divizionit dhe e një brigade. Për këtë asrye në Mitrovicë është ndërtuar një kazermë e madhe dhe e fuqishme (ushtrisë osmane).Mitrovica ka 5 xhami dhe një kishë ortodokse. Deri para njëzet vjetësh kështe, as që kishte kishë. Në verë të vitit 1896, kur për herë të parë peshkopin serb i Prizrenit Dionisi shkoi në Mitrovicë, e vuri atëherë gurthenelin e një faltores së re të Sh. Savës, e cila, sipas planit, do të jetë njēra nga kishat më të bukura në Kosovë.Edhe rrethina e Mitrovicës është shumë e bukur dhe ka vendpushime të afërta e të largëta, si rrallëkund tjetër.”

Lini një Përgjigje

Qendra Kulturore Shqiptare në Zarë tashmë me një shtëpi

Legjenda urbane për Haki Tahën