in

Mitaj dhe vitrina e Kampionatit Europian

Marrë nga Corriere dello Sport 

Njëzet vjeç, shqiptar, mbrojtës i majtë: luan për Lokomotiv Moskën. Trajneri Sylvinho është i bindur se do të ketë kërkesat e duhura për një karrierë të nivelit të lartë

Roli i mbrojtësit të majtë është një nga më të kërkuarit në treg. Ata kushtojnë shumë: nga Josko Gvardiol (i cili mund të luajë edhe si qendërmbrojtës) te Theo Hernandez, nga Alphonso Davies te Nuno Mendes. Gjetja e një mbrojtësi të talentuar të majtë, me një kosto të arsyeshme, është një mision kompleks. Në Kampionatin Evropian, mes të vëzhguarve posaçërisht është Mario Mitaj, njëzet vjeç, shqiptar, i cili luan në Rusi për Lokomotivin e Moskës. Ai luajti edhe kundër Italisë: ku pati një ndeshje të vështirë, pak amnezi, pak ndërprerje aksionesh. Por në ndeshjen kundër Kroacisë, në barazimin 2-2, ai tregoi se ka cilësi interesante: ritëm, ndryshime marshesh dhe drejtimi, si dhe presing i vazhdueshëm.

Ai ka lindur në Athinë më 6 gusht 2003, por ka zgjedhur kombësinë e prindërve të tij. Trajneri Sylvinho është i bindur se nfaj tij ka kërkesa, për një karrierë të nivelit të lartë. Ai iu propozua Bolonjës dhe Lacios. Por edhe Juventus.

Çdo ekip që dëshiron transferimin e mbrojtësit duhet të bëjë gati “çekun” prej 10 milionë eurosh.

Mitaj ka luajtur për Aek, i cili e pa atë të rritej dhe i hapi dyert e profesionalizmit, duke pritur që ta shiste te Lokomotiv e Moskës në vitin 2022 për tre milionë Euro. Ai është 1.80 metra i gjatë dhe tregon besim edhe kur shënon. Njëzet e nëntë ndeshje në sezonin e fundit me klubin rus, çka e bëri atë të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2027.

Lini një Përgjigje

Kujt i drejtohet mesazhi “kujdes me non gratat” i ambasadës amerikane

Kievi: Sulm “masiv” rus në infrastrukturën shtetërore të energjisë