Si prodhohet mishi sintetik sipas modelit izraelit ? Kamerat e “Controcorrente” shkuan në laboratorët e Departamentit të Biologjisë të Universitetit Tor Vergata në Romë ku po testohet kjo tipologji e njohur edhe si “mishi i kultivuar”.
“Të flasësh për rreziqet më bën të buzëqesh sepse cili është rreziku i të ngrënit të një fruti ose perime të rritur në serë?” – pyet profesor Cesare Gargioli.
Në Izrael, biftekët e prodhuar në laborator mund të porositen direkt nga restoranti pasi të nënshkruhet formulari për çdo rrezik.
Feta e mishit krijohet duke përdorur një printer 3D ku është e mundur të modifikohet edhe vlera e yndyrave të jashtme.
“Mishi i prodhuar në laborator nuk përfshin sakrificën e kafshës sepse merret vetëm një pjesë e vogël e indeve. Qelizat e izoluara rriten në pjata të veçanta për 3-4 javë, pas së cilës ato shtypen dhe nevojiten edhe 20 ditë të tjera për diferencim, kështu që në nja dy muaj mund të merret feta e mishit” – shpjegon Gargioli.