Kanë nisur protestat në Beograd para hapjes së edicionit të shtatë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.
Këtë protestë është duke e mbajtur organizata “Zavetnica”.
Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor në Beograd.
Organizatorët ditë më parë kanë konfirmuar se këtë vit festivali do të jetë më i shkurtë se edicionet e kaluara për shkak të koronavirusit.
Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkon komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.