in

Miratohet Plani vjetor i punës së Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Komisioni për Administrimin e Prokurorive i KPK-së, nën udhëheqjen e prokurorit Veton Shabani, kryesues, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë prokurorja Sevdije Morina, anëtare dhe Valon Jupa, drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Gjatë takimit u shqyrtua drafti final i Planit të punës për vitin 2021, draft ky, që u miratua nga anëtarët e këtij komisioni dhe përmban objektiva që janë në përputhje me planet e punës dhe aktet e tjera strategjike të KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit, me qëllim të krijimit të një planifikimi sa më të qëndrueshëm të administrimit të prokurorive të vendit.

Tutje, ky takim, vazhdoi me vlerësimin e pikave të tjera të rendit të ditës lidhur me kalimin nga regjistrat fizikë në elektronikë të SMIL-it dhe ngarkesën me lëndë të prokurorive, duke u bazuar në numrin e prokurorëve dhe në të dhënat e vitit 2020, si dhe shkallën e efikasitetit të punës në këtë periudhë të pandemisë Covid-19.

Lini një Përgjigje

Znj. Donika Gërvalla mori detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Dënohen me burg efektiv dy të akuzuarit për krime lufte në Nerodime të Epërme