in

Ministrja Gërvalla takoi shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës

  

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, sot priti në takim shefin e misionit të Zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë, z.Jean-Louis Servais.Ministrja Gërvalla falënderoi z.Servais për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Belgjika i ka ofruar vazhdimisht Kosovës.Gjatë këtij takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për të thelluar bashkëpunimin në rrafshin ekonomik, si dhe për rifillimin e konsultimeve të rregullta mes dy qeverive. Gjithashtu u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.z. Servais rikonfirmoi mbështetjen e shetit belg për perspektiven evropiane të Kosovës, dhe njëherësh u potencua se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s është e qartë.

Lini një Përgjigje

Kosova dhe Shqipëria do të rrisin bashkëpunimin

Nagavci thirrje aktorëve të përfshirë në procesin mësimor të angazhohen në mësimnxënie