in

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomáš Szunyog.Në takim janë diskutuar tema të ndryshme, përfshi zhvillimet e fundit në Kosovë, me përfundimin e suksesshëm të konstituimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.Ministrja Gërvalla ka shfaqur besimin se me përfundimin e këtij procesi janë krijuar mundësitë që institucionet t`i adresojnë të gjitha çështjet, teksa sfidë mbetet përballja me pandeminë dhe efektet e shkaktuara nga ajo.Zonja Gërvalla ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, për sigurimin e vaksinës për të gjithë qytetarët e Kosovës, në një kohë sa më të shkurtër.

Lini një Përgjigje

Hasani deklarohet për Kurtin dhe ndërrimin e Ligjit për Zgjedhje

Qytetarët e këtyre shteteve nuk kanë nevojë për teste RT-PCR për të hyrë në Kosovë