in

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mbrojtje nga temperaturat e larta

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ministria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i kanë listuar hidratimin, qëndrimin në hije,veshjen e rrobave të lehta, përdorimin dhe kremit mbrojtës të diellit si rekomandime se si të mbrohen qytetarët nga i nxehti.

“Në raste emergjente njihni shenjat e sëmundjes nga i nxehti si marramendje, dhimbje koke, dobësi, telefononi për ndihmë nësse dikush tregon shenja të goditjes nga nxehtësia dhe ofroni ndihmën e pare duke vendosur personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Temperatura të larta edhe sot, rekomandohet kujdes i shtuar

Zjarret në Dropull, rrezikon të digjet kisha tre shekullore