Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka kërkuar sot takim me Bordin dhe drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së.
Kjo është vizita e parë e Vitisë në SHSKUK, pas rizgjedhjes në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
SHSKUK aktualisht po përballet me fluks të madh të pacientëve të sëmurë me COVID-19, raporton Shneta.
Kjo situatë e ka detyruar menaxhmentin të ndërpresë shërbimet selektive dhe të vendosë klinikat interne në shërbim të pandemisë.
Nga kryeministri Albin Kurti janë paralajmëruar masa, por ende nuk dihet se çfarë masash do të rekomandojë MSH-ja.


