in

Ministri Michael Roth: Gjermania e kancelares Angela Merkel kundër idesë së prekjes së kufijve

Michael Roth, Ministri për Çështje Evropiane i Qeverisë Federale të Gjermanisë së kancelares Merkel, ka reaguar pas publikimit të një letre nga mediumi slloven “necenzuriano.si” në të cilën flitet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e “Republika Srpskas” së Bosnje e Hercegovinës drejt Serbisë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal është çelësi drejt paqes, demokracisë dhe proposirtetit. Vizatimi i kufijve të rinj është rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth.

Gjermania e kancelares Angela Merkel ka qenë në vazhdimësi kundër idesë së prekjes së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Kjo, meqë ekziston frika se një lëvizje e çfarëdo kufiri në rajon, mund të hap kutinë e Pandorës dhe të prodhojë efekt zingjiror.

Lini një Përgjigje

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons kërkon të raportojë para deputetëve

PDK kërkon nga prokuroria të hetojë Haskukën