in

Milionerët blejnë eskortat në festivalin e Kanës

Është i njohur për tapetin e tij të kuq të mbushur me yje kinemaje dhe premierat e filmave që fitojnë çmime, por Festivali i Filmit në Kanë fsheh edhe diçka tjetër pas gjithë shkëlqimit. Një investigim i ri ka zbuluar se ku aktivitet është streha e një unaze sekrete eskortash ku vajzat blihen dhe shiten nëpërmjet ËhatsApp nga biznesmenë miliarderë arabë, rusë dhe amerikanë.

Agjentët e tyre po përdorin këtë aplikacion për të rekrutuar modele për shefat e tyre të pasur, ndonjëherë duke paguar deri në 50 mijë euro për një natë. Gazetarët e BILD gjetën mundësinë të futen në këto grupe WhatsApp ku u ofrohen para vajzave të kalojnë natën me të pranishmit e pasur të festivalit. Sipas BILD, në një postim thuhej: “Ne po kërkojmë modele të mira të vërteta, vajza të bukura, modele amatore. Të të gjitha kombësive, të preferuara latinet”.

Një tjetër u ofroi 10 mijë euro “top modeleve” për një udhëtim 1-ditor në Monako ndërsa një i tretë ishte i gatshëm të paguante “vetëm modele bjonde” për 10 mijë dollarë në javë për një udhëtim me jaht. Këto grupe në WhatsApp u kërkojnë vajzave të dërgojnë foto, krahas moshës dhe peshës së tyre. Shumë kërkesa, të bëra shpesh nga biznesmenë të huaj të pasur, janë për të ashtuquajturat ‘punë imazhi’, ku modeleve u kërkohet të shoqërojnë të ftuarit në darka apo festa të nivelit të lartë.

Lini një Përgjigje

Disenjatorja Krenare Rugova do të ligjërojë në Arizona State University

Hovenier: Qeveria të lëvizë para me Asociacionin