Është thënë se imitimi është forma më e lartë e lajkave, dhe deri më tani anëtarët e grupit Dream Wife duket se ndjehen vetëm të lajkatuar.
Bendi punk me bazë në Londër Dream Wife iu drejtua Instagramit të premten me pretendimin se bashkëpunimi i ri i Dua Lipës me Miley Cirus në videoklipin e ri Prisoner është një grabitje direkte e videoklipit të tyre për këngën So When You Gonna.Nëse ishte kopjim është e vështirë të argumentohet, pasi një nga konceptet kryesore të të dy videove është xhirimi nga brenda gojës së hapur të një personi, me pamjen që kufizohet nga dhëmbët.
Gjithashtu edhe atmosfera në të dyja videot është shumë e ngjashme, duke treguar yjet vajza me stil punk që vallëzojnë dhe janë të egra.
Klipi i Dream Wife u shfaq premierë në maj të këtij viti.
Bendi, ipërbërë nga anëtarët Alice Go, Rakel Mjöll dhe Bella Podpadec, ndanë disa imazhe ku krahasohen të dy videot në mediat e tyre sociale, me imazhin e sipërm që shfaq Mileyn dhe Duan ndërsa imazhi i poshtëm shfaqë kompozime identike nga klipi i këngës së tyre.
Ata ndozën fitilin duke mbishkruar në postimin e tyre se “Më dukej se e kisha parë dikun videoklipin e Miley … ata dhëmbë margaritar të bardhë nga Los Angjelosi kanë nevojë për ca shkërmoqje’ duke aluduar në dhëmbët e parregullt dhe të shkërmoqur nga videoklipi i tyre.
Bendi vazhdoi edhe me postimin e materialeve të mëtejshme, duke përfshirë një imazh të Mileyt që mbante një kitarë krahasuar me udhëheqësen e grupit Alice duke bërë të njëjtën gjë, parë nga kompozicioni i gojës së hapur.Fragmenti tjetër i shkurtër i videos tregon një nga anëtarët e bandës duke qeshur dhe duke tundur kokën me cinizëm kundrejt mimikës së treguar në videoklipin ‘Prisoner’.
Një imazh tjetër tregoi të njëjtën paralele të Miley dhe Alice, me një mbishkrim mbi të që proklamonte, ‘Nuk mund të ndaloj së qeshuri për këtë cosplay !!!!!’
Megjithatë dukej se bendi Dream Wife argëtohej me gjithë këtë situatë, në vend që të zemërohej.Kjo nuk është hera e parë që Cyrus 27-vjeçare akuzohet për plagjiaturë.Në qershor të vitit 2019 ajo u akuzua se nuk kreditoi një furrtare feministe si frymëzim për një tortë me temë pro-zgjedhje për abortim, në tortën e Mileyt që mbante mesazhin: ‘Aborti është kujdes shëndetësor’.Këngëtarja i kërkoi falje artistes Becca Rea-Holloway duke pranuar se kopjimi kishte qenë padashje dhe duke u ofruar që të kreditonte punën e saj në Instagramin e këngëtares.