in

Mijëra të bllokuar në karvanet e makinave në Lezhë

Një stuhi e fortë bore nga veriu në jug qe paralajmëruar prej ditësh nga meteorologët, por pavarësisht kësaj, në disa nga rrugët nacionale të vendit, qindra mjete mbetën të bllokuar ose e patën të pamundur të vazhdonin më tej, për shkak të vështirësive në qarkullim. Ishin me mijëra ata që qëndruan për orë të tëra në stuhinë e borës nga nyja e Milotit për në Lezhë dhe më tej, nga Lezha në Tiranë në mjete private apo në autobuza. (video më poshtë).

Shteti u kap në befasi, megjithëse stuhia ishte lajmëruar. Në zonat malore u izoluan shumë fshatra, ndërsa rrugët që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit u bllokuan në Librazhd gjatë të gjithë mbrëmjes së të shtunës.

E para që reagoi ishte policia e Lezhës, e cila njoftoi se do ta ndëshkonte kompaninë që merrej me mirëmbajtjen e rrugëve. Drejtoria e Policisë në Lezhë njoftoi se “ka nisur procedimi penal ndaj firmës kontraktuese për mirëmbajtjen e kësaj rruge, për vepren penale “Shpërdorimi i detyrës “, pasi nuk kanë marrë asnjë masë në lidhje me mirëmbajtjen e këtij aks”.

Në të njëjtin njoftim të po të njëjtës polici u tha: “si pasojë e reshjeve të dëborës , prezencës së akullit në rrugë dhe erës së fortë, aksi rrugor Lezhë-Milot është i bllokuar”

Por disa orë më vonë, policët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së shtetit, gjetën një tjetër shkak për bllokimin e rrugës. U njoftua se Milot – Lezhë – Shkodër ishte bllokuar për shkak “të një kamioni me targa të Malit të Zi që është spostuar për shkak të akullit dhe erës së fortë”. 

Për të treguar se janë në krye të detyrës ministrat u vunë në lëvizje. Belinda Balluku shpërndau një video në Facebook, ku udhëtonte hipur në një borëpastruese dhe tha se po lëvizte në pjesën e autostradës nga nyja e Milotit drejt Lezhës. Balluku tregonte me celular pamjet e një rruge krejt të boshatisur, ku nuk kishte trafik makinash dhe aq më tepër ndonjë karvan të bllokuar. Këtë e bënte kur në media vinin denoncime se makinat ishin varg në këtë segment.

Lini një Përgjigje

Temperatura nga -11 deri -9 gradë Celsius

Pirlo thotë se penaltia ndaj Rrahmanit nuk ekzistonte