Pandemia nuk i ndali vlonjatët të festojnë 108 vjetorin e Pavarësisë. As politikanët të bashkohen në Sheshin e Flamurit dhe të kryejnë homazhe për ata që firmosën dhe mundësuan pavarësinë.
Urimet dhe mesazhet nisën që herët në mëngjes nëpërmjet rrjeteve sociale, por nga Vlora, shefi i qeverisë u ndal enkas tek ish-presidenti kosovar, Hashim Thaçi.
Tek UÇK dhe figura e Adem Jasharit u ndalën dhe presidenti Meta e kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në rrjetet sociale, kreu i shtetit foli për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Një mesazh të ngjashëm kishte dhe lideri i PD-së, i cili vendosi kurora në Varrezat e Dëshmorëve dhe në shtatoren e Ismail Qemalit.
Në Tiranë, por pranë monumentit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, kreu festimet dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.