in

Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën `Nënë Tereza`

Mesha solemne e Krishtlindjes është mbajtur në Katedralen Shën `Nënë Tereza` në Prishtinë dhe është udhëhequr nga Sh. T. Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi Dodë Gjergji dha mesazhe për mirësinë, afërsinë dhe solidaritetin.

“Lutem për paqe në botë sepse paqja në shumë vende është duke shkatërruar fatin e shumë njerëzve, jetën e shumë të pafajshmëve dhe në që kemi përjetuar këtë të keqe të angazhohemi që të ruajmë paqen pas nesh”, theksoi ai.

Ndryshe Ipeshkvia Prizren-Prishtinë, njofton se edhe të hënën më 25 dhjetor do të ketë program.

Në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00, mbahet meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë në Prishtinë

Lini një Përgjigje

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

Policia shpërndan me forcë protestuesit e opozitës serbe në Beograd