Nëse Izraeli përjashtohet nga Konkursi i Këngës në Eurovizion (ESC), sipas kancelarit federal Friedrich Merz, Gjermania duhet të tërhiqet vullnetarisht nga pjesëmarrja në këtë garë muzikore. Ai e konsideron si “një skandal” që të diskutohet për përjashtimin e Izraelit.
Disa vende, përfshirë Irlandën, Islandën, Holandën, Slloveni, Belgjikën dhe Spanjën, kishin kërkuar përjashtimin e Izraelit nga ESC-ja e vitit të ardhshëm. Përndryshe, ata do të bojkotonin garën. Kjo lidhet me veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, raporton ZEIT.De
Organizata Evropiane e Transmetuesve (EBU), e cila organizon garën, do të lejojë që në një votim në nëntor të vendosin të gjitha vendet pjesëmarrëse nëse Izraeli do të mund të marrë pjesë apo jo — një rast i rrallë në historinë e konkursit.
Sipas një sondazhi, shumica e gjermanëve janë kundër përjashtimit të Izraelit nga ESC dhe ngjarje të tjera të mëdha ndërkombëtare.
Në sondazhin përfaqësues të institutit të hulumtimeve të opinionit Infratest dimap për ARD-Deutschlandtrend, 65 përqind e të anketuarve mendonin se artistët dhe sportistët izraelitë nuk duhet të ndëshkohen për veprimet e qeverisë së Izraelit. Ndërsa 24 përqind ishin për përjashtimin e Izraelit.