Sherif Ramabaja
Ishte befasi e pritshme e vitit. Ishin marr vesh për çdo hap të përbashkët. Deri në këto momente arritën ta bllokonin parlamentin. Arritën ta pengonin formimin e qeverisë. Arritën të bënin koalicion të përbashkët. Ishin në gjendje që të bashkoheshin edhe me Listën Srbe, vetëm ta shihnin fundin e Kurtit. Po çfarë ndodhi? Kurti nuk dorëzohej se nuk dorëzohej dhe Memli Krasniqin e detyruan ta hidhte peshqirin në ring.
Ky veprim i Memli Krasniqit, Abdixhikun e zuri në befasi. Këtë nuk e priste prej tij. Kjo nga disa mund të quhej edhe tradhti. Ata kishin plane të përbashkëta. Përpos zgjedhjeve lokale, ata i kishin planifikuar edhe zgjedhjet e përbashkëta nacionale, me të cilat shpresonin plasman të lartë. Pse edhe mos të fitonin.
Kishin marrëveshje që ta rrëmbenin dhe ta ndanin pushtetin. Tash me dorëzimin e Memliut, Abdigjiku mbeti si huri i ngulitur në hapësirë. Si ta udhëheq betejën i vetëm. Me cilët mund ta tregtoi tash e tutje të ardhmen : me Haradinajn, Me Limajn, Me listën Serbe, me Dudinë apo me cilët?
Abdixhiku krah Memliut ndihej i sigurtë. I pëlqente që së bashku ishin një tandem i shkëlqyeshëm. Deri më tash taktizimet u ecnin si ora zvizerane, po ç´ndodhi? Abdixhiku mbeti në gjysmë të shtegut, i vetmuar.
Për ta fshehur dobësinë, (pa Memliun) ndoshta më mirë do të ishte që të insistoi në zgjedhje nacionale. Ky do të ishte një shans, që ti ikë përgjegjësisë. Pasi të kalonte rrëmuja e zgjedhjeve, do të bëheshin ekspertizat. Do të jepet diagnoza dhe do të përcaktohet receta dhe do të caktohen masat.
Të ndodhë si të ndodhë, do të përpiqem ti ikë furtunës. Ndoshta para se të ndodhin të gjitha këto, do të detyrohem edhe unë për një hap të tillë radikal, sikurse Memli Krasniqi.
Ai së paku ka premtuar se do ti kthehej profesionit të tij të mëparshëm, Rep Skenës së Kosovës, apo muzikës hip – hop,
1
Oj Kosovë a ke dëgju,
Thaçi nga Haga më ka urdhëru,
Postin Lushtakut me ia dorëzu.
2
Leshi në PD ka filluar me u zgju,
Haliti, Hoxhaj, Çitaku e Lladrovci kanë kuvendu,
PD – së dry duan me i vu,
Memliun e Abdixhikun, politikisht me i eliminu.
Po çfarë mund të ndodhë me mua, nuk kam haber. S´di kush do të donte të më shihte. Do më akuzojnë se ia vuri drynin LDK së Rugovës. Ku do të kishte turp më të madh. Çfarë i bëri Rugova Kosovës. Çka e kishte shtyrë ta themelonte këtë parti, në të cilën unë tash po kapitulloj. U mundova që të gjeja shpëtim edhe nga Palloshi, po ai s´po del dot nga aferat e veta.
Kurti, Vjosa dhe Donika i kanë përzier gurët këtu. Vetëm ata tre, kundër të gjithë neve së bashku, me Listën Serbe, Dudinë, Exit Poll – in e Baton Haxhiut, etj.
Kjo është padrejtësi. Ne kishim edhe përkrahje ndërkombëtare dhe asgjë. Po mos të dorëzohej Memliu, unë do të luftoja tutje. Kam menduar se unë me titullin Dr. do ta gëlltitja Kurtin, po ai më quajti edhe hajvanat. Jam mbushur inat. Ndoshta kam nevojë për ndihmë profesionale. Kush më nxjerr nga kjo gjendje?
Mars – Rover (Satirë)


