in

Meloni: Të thonë ç’të duan ata që nuk janë dakord

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u është përgjigjur akuzave të opozitës së saj dhe kritikave të mediave të vendit fqinj pas firmosje së marrëveshjes me qeverinë shqiptare për sjelljen në vendin tonë të 36 mijë refugjatëve në vit në qendrën që do të ngrihet në Gjadër.

Në një mesazh të gjatë video të publikuar në rrjetet sociale dhe ku flet për të gjitha reformat e nisura, Meloni hedh poshtë edhe akuzat se ky është një deportim dhe se nuk ka argumente për një akuzë të tillë.

“Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por mendoj se nuk mund të argumentohet se ne synojmë të deportojmë dikë në një komb që është kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian” – thotë Meloni.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ende nuk ka thënë dhe as ka shkruar asnjë fjalë në shqip për shqiptarët për këtë marrëveshje. Edhe nga Parisi ku ndodhet në samitin botëror të paqes vijon të japë intervista për mediat italiane.

Lini një Përgjigje

Marrëveshja për emigrantët, Ismail Kadare: Nuk e kuptoj ku qëndron problemi? Shqipëria dhe Italia, dy vende të bashkuara

Moti i keq, probleme edhe në disa rrugë të Kukësit