in

Mëkati i vetëm i Xhafer Devës ishte se ishte kundër komunizmit në trojet shqiptare

Afrim Musliu

Mëkati i vetëm i Xhafer Devës ishte se ishte kundër komunizmit në trojet shqiptare, ideologji kjo e cila polli në Rusi. Sot, mbetjet e asajë ideologjie ruse si dhe serbët dhe Serbinë i tmerrojnë edhe për së vdekuri dy emra anti-komunistë të historisë sonë: Xhafer Deva dhe Ibrahim Rugova.Mbetjet leniniste e serbo-komuniste nuk lëjnë metoda, shpifje e rrena pa përdorur në tentativat e tyre për t’i njollosur këta emra të mëdhenjë të kombit tonë.

Ja disa fakte të rëndësishme historike:Xhafer Deva, duke filluar nga viti 1943 bën përpjekje për themelimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Më 14 shtator të vitit 1943, themelohet Komitetit Ekzekutiv me anëtarët: Xhafer Deva, Ibrahim Biçaku, Asim Abdurahmani, Vehbi Frashëri, Ekrem Telhaj, Mihal Zallari, Bedri Peja.

Gjermanët i dërgojnë komitetit armët e italianëve që kishin kapitulluar: 10 mijë pushkë, 10 milionë fishekë, 60 armë të rënda dhe të lehta, 200 mortaja dhe dy tanke, të cilat i jepen Kadri Cakranit për forcat e Ballit Kombëtar.Më 16 shtator të vitit 1943, Lidhja e Dytë e Prizrenit themelohet në Prizren me iniciativë të Xhafer Devës, Musa Shehut, Asllan Boletinit, Tahir Zajmit, Pjeter Vuçajt… 

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësuesit e rajoneve të Kosovës, Dibrës, Tuzit, Strugës dhe Ulqinit. Kjo ngjarje zgjat deri më 20 shtator të vitit 1943, ku merren një sërë vendimesh:

– Deklarata e vullnetit të popullit për bashkim të Kosovës, Ulqinit, Dibrës dhe Strugës, si pjesë integrale të Shqipërisë së Pavarur;

– Krijimi i një organi ekzekutiv apo Komitet Qendror me qendër në Prizren dhe nënkomitete në të gjitha zonat e lira;

– Mbrojtje e etnike kundrejt çfarëdo sulmi;- Zgjedhje demokratike të delegatëve, që do të përfaqësojnë rajonet e çliruara gjatë Asamblesë Konstituive në Tiranë.

Ku janë historianët? Pse nuk flasin?

Lini një Përgjigje

Plagjiatura "shkencore" në Universitet

Akademia Serbe boton libër për gjoja genocid shqiptar ndaj serbëve