Mem ngu mu: krejt muslimcat shkoni lypni azil te tarikati i bektashive, shkruan Nexhat Latifi
“Tarikati i Bektashive: sipas bektashinjve, e merr fenë prej shpirtit, e jo prej letrash. Sipas Islamit, para namazit duhet të mirret abdest. Bektashizmi këtë urdhër e kupton, jo si pastërti trupore, por si pastërti të zemrës e të shpirtit. Sipas bektashinjve njeriu s’ka nevojë e detyrë të falet 5 herë në ditë, Mjafton në mëngjes e në mbrëmje, duke sjellë në mendje e në zemër Zotin e vërtetë. Islami ka ndaluar alkoolin, Bektashinjt thonë se ka ndaluar të dehurit se ajo ta prishë mendjen. Po pive e nuk u dehe, je në rregull. Islami urdhëron hixhabin tek femrat, bektashinjt thonë se qëllimi i kësaj cipe është nderi, e jo cipa materiale.
Mjaft që grueja të jetë e ndershme dhe s’ka nevojë të mbulojë bukuritë e saja që ja ka dhënë Zoti. Bektashizmi parajsën dhe ferrin nuk i pranon, por i marr si një panteizëm, njeh shpirtin e njeriut që nuk humbet, por kur vdes njeriu shpirti i përzihet me shpirtin e përgjithshëm të natyrës.
Për agjërimin e Ramazanit, bektashizmi thotë se qëllimi nuk është që të hajë natën e të agjërojë ditën, por të ruhet gjithnjë nga e tepërta. Ky është një llojë agjërimi. Bektashinjtë një dhjetë ditët e Muharremit, qëndrojnë pa ujë në shenjë e në kujtim të tragjedisë së Kerrbelasë, që para se të marterizoheshin mbetën 10 ditë pa ujë” (f.46-47)Citim nga “Tarikati i Bektashive” nga Mehdi Frashëri…