in

Mediet gjermane: Fitore e qartë e të majtës

https://www.tagesschau.de/

Kosovarët votuan për një fillim të ri: opozita e majtë, e udhëhequr nga lideri i saj karizmatik Kurti, fitoi zgjedhjet parlamentare me një shumicë të qartë. Ai shënoi pikë me premtimin e tij për të luftuar korrupsionin.

Partia e majtë e opozitës nacionaliste Vetëvendosje (“vetëvendosja”) fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Pas numërimit të 97 përqind të fletëve të votimit, partia dhe kryetari i saj Albin Kurti morën 48 përqind të votave, siç njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia për një kohë të gjatë në pushtet PDK (Partia Demokratike e Kosovës), e cila doli nga luftëtarët e luftës UCK, fitoi 17 përqind të votave. LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) e fundit konservatore në pushtet erdhi me 13 përqind.

Partia e Kurti pothuajse ka dyfishuar rezultatin e saj të zgjedhjeve që nga votimi i fundit në 2019. PDK dhe LDK njohën humbjen e tyre. Kryeministri në largim Avdullah Hoti i LDK njoftoi se ai do të vepronte si një “opozitë konstruktive” në parlament.

Dështoi në formimin e një qeverie

Përkrahësit brohoritës të Vetëvendosjes u mblodhën në kryeqytetin e Prishtinës, duke u rënë borive dhe duke vendosur fishekzjarre. “Prioritetet tona janë drejtësia dhe vendet e punës,” u tha Kurti mbështetësve të tij natën e zgjedhjeve. “Rruga përpara është e gjatë, edhe ne do të bëjmë gabime, por qëllimet tona janë fisnike,” shtoi ai.

Partia tashmë kishte dalë nga dy zgjedhjet e mëparshme parlamentare në Kosovë si forca më e fortë, por të dyja herë ajo përfundimisht dështoi për shkakun e formimit të një qeverie. Pas zgjedhjeve të fundit në vjeshtë 2019, Vetëvendosje formoi një koalicion me LDK pas negociatave të vështira. Por vetëm 50 ditë më vonë, Kurti ra marsin e kaluar, për shkak të një votë mosbesimi të iniciuar nga LDK.

Nga ana e saj, qeveria e përkohshme e LDK-së nën Avdullah Hotin u desh të largohej pasi gjykata kushtetuese shpalli zgjedhjen e tyre të pavlefshme nga parlamenti.

Brezi i ri i politikanëve

Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve që po bëjnë presion që garda e politikanëve të vjetër, të zëvendësohet me kuadro të reja. Kosova ka gjthsejt 1.8 milion banorë. Kjo kuadër e politikanëve të vjetër kishte dominuar politikën e ish-provincës serbe që nga shpallja e pavarësisë.

Ish i burgosuri politik 45-vjeçar Kurti është veçanërisht i popullarizuar tek të rinjtë dhe kosovarët që jetojnë jashtë, të cilët akuzojnë udhëheqjen e vjetër se nuk ka bërë asgjë kundër varfërisë dhe se është përgjegjëse për korrupsionin e shfrenuar në vend.

Nga gjermanishtja Sherif Ramabaja

Lini një Përgjigje

Presioni i Greqisë: Hiqni emrin “Çamëri” nga librat shkollorë

Humbje e thellë e LDK-së, nuk fiton në asnjë komunë