Këngëtarja Dua Lipa, e cila i ka rrënjët familjare në Kosovë, sapo ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Kolegia e saj Rita Ora, e cila ka lindur në Prishtinë, tani po nderohet ndryshe: tash e tutje, shëmbëllimi i saj do të shfaqet në një pullë postare.
Këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora kanë shumë gjëra të përbashkëta. Jo nga mosha – në fund të fundit, të dy ndajnë mes vete pothuajse pesë vjet. As vendlindja, sepse derisa 27-vjeçarja Dua Lipa ka lindur në Londër, 32-vjeçarja Rita Ora ka lindur në Prishtinë. Por historia familjare dhe jeta e të dyjave tregojnë paralele.
Prindërit e Dua Lipës u larguan nga Kosova kur konfliktet në ish-Jugosllavi arritën kulminacionin, në fillim të viteve 1990. Edhe babai dhe nëna e Rita Orës së bashku me fëmijët e tyre të tjerë, për shkak të zhvillimeve politike në atdhe ia kthyen shpinën vendlindjes. Të dyja familjet, përfundimisht përfunduan në Britani.
Ajo që i bashkon gjithashtu Dua Lipën dhe Rita Orën është se ato vazhdojnë të mbajnë rrënjët e origjinës së tyre. Dua Lipa sapo ka shkuar deri aty, sa ka marrë nënshtetësinë shqiptare . Shqipëria dhe Kosova fqinje, e cila gjithashtu është kryesisht shtëpi e shqiptarëve, janë të ndërthurura ngushtë shoqërisht dhe kulturalisht. Ndryshe nga Shqipëria, megjithatë, statusi i Kosovës sipas sipas disa shteteve, është ende i diskutueshëm. Jo të gjitha shtetet e pranojnë që ajo e shpalli veten republikë në vitin 2008.
surpriza e ditelindjes
Megjithatë, Kosova po përgatitet të shkojë në rrugën e vet – për shembull në sistemin postar. Dhe kështu posta vendase tani i ka bërë një nderim shumë të veçantë, njërit prej fëmijëve aktualisht më të famshëm në Kosovë: prezentim në pullën postare, siç e bën të ditur Rita Ora me krenari në faqen e saj në Instagram.
“Jam shumë mirënjohëse sot”, shkruan këngëtarja për foton e shfaqur, që tregon ngjashmërinë e saj të buzëqeshur. Publikimi i pullës postare ishte një surprizë për ditëlindjen e saj të 35-të të shtunën. Edhe gjyshi i saj Besim Sahatçiu, është nderuar për shërbimet e tij ndaj artit dhe filmit, tregon Ora foton tjetër të gjyshit.
Për shkak të angazhimeve profesionale, ajo nuk ka mundur të marrë pjesë personalisht në publikimin e pullës, shpjegon Ora. Por ajo dëshiron ta vij në kohën e duhur dhe të shprehë vlerësimin e saj, për këtë mirënjohje shumë të veçantë për te.
Burimi: ntv.de, vpr, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja