Dua Lipa nuk kishte lindur ende kur prindërit e saj ikën nga Kosova në Britaninë e Madhe. Sidoqoftë, këngëtarja gjithmonë pranon rrënjët e saj etniko-kulturore. Tashmë ajo pranoi edhe nënshtetësinë shqiptare, duke fluturuar nga gëzimi.
Kur shpërtheu lufta në Bosnje në vitin 1992 dhe situata në Kosovë gjithashtu u përkeqësua, prindërit e këngëtares së popit Dua Lipa u larguan në Londër. Tre vite më vonë, tashmë 27-vjeçarja pa dritën e diellit në Britaninë e Madhe.
Megjithatë, ajo nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e saj kosovaro-shqiptare. Tashmë fituesja e Grammy-t ka njoftuar me krenari në Instagram se ka pranuar nënshtetësinë shqiptare.
Ajo ka postuar disa foto dhe një video të dorëzimit ceremonial të dokumenteve. Në komentin shoqërues, ajo ka falënderuar ndër të tjera presidentin Bajram Begaj dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me një emoji me zemër të kuqe.
Të dy politikanët u shprehën të kënaqur që mirëpritën Dua Lipën, si një qytetare të re. “Ajo na ka bërë krenarë me karrierën e saj globale dhe angazhimin e saj në kauza të rëndësishme sociale”, shkruan Begaj dhe Veliaj në Twitter .
Dua = “(Unë) dua”
Dua Lipa jetoi me prindërit e saj për disa vite në Kosovë, derisa u kthye e vetme në Angli në moshën 15-vjeçare. Atje ajo fitoi paratë e saj në klube dhe si modele. Në vitin 2015 ajo bëri përparimin e saj ndërkombëtar dhe tani është një nga muzikantet më të njohura në botë.
Emri i saj i parë Dua do të thotë “(Unë) dua” në shqip. Në muajt e verës të këtij viti, këngëtarja së bashku me babain e saj organizuan “Sunny Hill Festival” në Prishtinë – festivali më i madh në Kosovë.
Dua Lipa tashmë në gusht ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës”. Muzicientja falënderoi presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për këtë çmim në Instagram dhe ka shpjeguar se ka körkuar për “të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë e udhëtimit dhe ëndrrat e mëdha” për të rinjtë në Kosovë.
Kosova e ka konsideruar veten një republikë të pavarur që nga viti 2008, edhe pse kjo nuk njihet nga të gjitha shtetet sipas ligjit ndërkombëtar. Shqiptarët përbëjnë grupin më të madh të popullsisë. Prandaj, rajoni është i lidhur ngushtë kulturalisht dhe shoqërisht me Shqipërinë fqinje.
Burimi: ntv.de, vpr/spot, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja


