in

Me protestë, prindërit kërkojnë rikthimin e fëmijëve në shkollë

RTK

Edhe një tjetër protestë kundër grevës në arsim është zhvilluar këtë të marte. Këtë herë pranë Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë e organizuar nga Këshilli i Prindërve.

Vlora Vokshi nga ky Këshill tha se mos mbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke shtuar se po neglizhohet mirëqenia e tyre.

“Kemi ardhur këtu me një qëllim të fortë të arrihet një marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut sepse fëmijët e kanë vendin në shkollë”.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha palëve që sa më shpejtë të bëjnë zgjidhje për të mirën e përgjithshme, por assesi duke cenuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer e të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë dhe SBASHK-ut që ndikon negativisht të fëmijët tanë. Përmes kësaj proteste, ne prindërit duam të dërgojmë një mesazh te të gjitha palët që bashkëbisedojnë që sa më shpejtë të bëjnë një zgjidhje, sepse e drejta e fëmijëve në arsim është e garantuar me kushtetutë”, shtoi ajo.

Vokshi tha se ata si prindër nuk janë as në anën e Qeverisë e as të SBASHK-ut dhe kushdo që tenton ta shfrytëzoj si përkrahje e ndonjërës palë është tendencioze.

Lini një Përgjigje

Trepçë: minatorët e bllokuar dalin nga miniera

Hoti paralajmëron rënien e Qeverisë Kurti