in

Me ndihmen e Drejtorisë Kundër Terrorizmit u arrestuan tre të dyshuar për rrahjen e gazetarit Valon Syla

A ishin pjesë e grupeve terroriste islamike tre të arrestuarit? Sa grupe të tilla që i rrahin dhe i terrorizojnë qytetarët dhe hoxhallarët e padëgjueshm ka në Kosovë? Kush i financon? Çfarë bëjnë organë tona të fshehta dhe publike për parandalimin e terrorit islamik?

(Plotësuar) Arrestimin e tre shtetasve të Kosovës, të dyshuar për rrahjen të martën në mbrëmje të gazetarit Valon Syla, e kanë konfirmuar me komunikata të ndara, por të shkruara njësoj, edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale.

Në komunikatë saktësohet se prangosja e tre personave të dyshuar është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se pas një angazhimi intensiv të hetuesve të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizmit, është arritur që të identifikohen tre (3) të dyshuarit, për rastin e sulmit fizik të datës 11 prill 2023, ndaj gazetarit Valon Syla.

“Arrestimi i të cilëve është realizuar sot me datë 12 prill 2023”, sqarojnë Prokuroria dhe Policia. Arrestimi i tyre është bërë saktësisht brenda 24 orëve.

Të arrestuarit janë personat e dyshuar me inicialet L.D, K.H dhe O.H. si dhe të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Nxitje e përçarjes  dhe mos durimit’’.

“Tre të arrestuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje, si dhe brenda afateve ligjore do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit”, sqarojnë Prokuroria dhe Policia.

Policia arreston tre të dyshuarit për rrahjen e gazetarit Valon Syla

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të dyshuar për rrahjen e gazetarit Valon Syla.

Është vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka konfirmuar prangosjen e tyre.

“Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla”, shkroi ministri Sveçla.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit”.

Më herët gjatë ditës, ministri paralajmëroi se të dyshuarit e këtij rasti janë identifikuar dhe shumë shpejt pritej të arrestohen.

Gazetari Valon Syla u rrah të martën në mbrëmje nga tre persona, pasi kishte dalë nga një studio televizive ku ishte i ftuar në program.

Siç ka thënë vetë Syla më vonë, ai është rrahur nga personat që i ka cilësuar si “islamistë radikalë”.

Të mërkurën gjatë ditës, Syla tha se sulmi ndaj tij,  ka mundësi të ketë lidhje me reagimet që ka bërë për rastin, siç e quan ai, të  ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK.

Ai deklaroi se feja  është e rendësishme dhe njerëzimi nuk do të arrinte këtu ku është pa të mirat e saj.

“Po ashtu Islami thuhet se nënkupton paqe. Por jo edhe liri”.

“Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk iu nevojitet paqja, pa liri”

Lini një Përgjigje

Kronika e vitit 1478 pas Krishtit (11)

Dyshohet se i vunë zjarrin një shkolle, arrestohen 7 të mitur