in

Me nderime u varros ambasadori dhe truproja e tij që u vranë në Kongo

Italia të enjten organizoi funeral shtetëror për ambasadorin e vet në Republikën Demokratike të Kongos dhe truprojën e tij që u vranë në pritë në shtetin afrikan.

Ambasadori i ndjerë, Luca Attanasio, 43 vjeç, dhe truproja Vittorio Iacovacci, 30 vjeç, u qëlluan për vdekje pasi u rrëmbyen përderisa ishin duke udhëtuar me një konvoj të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara për të parë një projekt në shkollë të hënën. Në këtë sulm mbeti i vrarë edhe vozitësi i Programit Botëror të Ushqimit, Mustapha Milambo.

Në funeral morën pjesë kryeministri italian, Mario Draghi, dhe ministrat qeveritarë. Funerali i mbajt në basilikën e Shën Mërisë së Engjëjve dhe Martirëve, kishë që përdoret për rituale fetare për udhëheqësit kombëtarë dhe figurat e kulturës, shkruan Reuters.

Arkivolet e mbuluara me flamuj italianë morën përshëndetje ushtarake pasi u tërhoqën nga veturat për funerale. Një ushtar thirri “nderim për të rënët” dhe një grup muzikor ushtarak luajti një pikë muzikore pikëlluese përderisa trupat po dërgoheshin në kishë.

Lini një Përgjigje

A është Rifat Krasniqi turk, që shqetësohte për komunitetin "turk"?

Ambasadori gjerman kërkon që sulmuesit e gazetarit Duriqi të sillen para drejtësisë