in

Me kokën e prerë të nënës në xhami para hoxhës!

Shkruan: Nevruz Berisha

Para disa vitesh, ka ndoshta ma shumë se një dekadë, kur në një gazetë e lexova një artikull se si një i ri nga një qytezë e Bosnjës, i nacionalitetit boshnjak, islamist fanatik, kishte bërë përpjekje për ta bindur nënën e vet që të mbulohet dhe të bëjë namaz 5 herë në ditë. Por ajo kishte refuzuar, fillimisht lutjet e pastaj edhe urdhërat e djalit.

Meqë këtij të riu i ishte shperla truri deri n’at masë, nga imami i xhamisë ku ky frekuentonte rregullisht, se kush kundërshton namazin e “rregullat e islamit” duhet ndeshkua, qoftë edhe më jetë, ky djaloshi vëndosë t’ia pres kokën Nënës se tij. Dhe ashtu, në mënyrë “triumfaliste”, më plot entuziazem se ka kry “obligimin ndaj All’ahut”, kapë për flokesh kokën e nënës dhe drejtë e të imami i xhamisë, ia vendosë kokën e nënës në tavolinë dhe i thotë: “ja i nderuari hoxhë, unë e kreva obligimin tim ndaj krijuesit tonë”!

Pas një tmerri të tillë, edhe hoxha e kupton se deri ku ka arritë indoktrinimi i atyre të rinjëve, të cilët më aq pasion i besojnë çdo fjale që e thotë hoxha, qofshin ato edhe broçkulla, të cilat nuk qëndrojnë as në Kura’an, as në tokë të bukës, as kërkund!

Druaj se një gjendje e tillë katastrofale na ka gjetë edhe neve, por uroj që mos të kemi raste të tilla shpesh!

Lini një Përgjigje

Historiania ruse: MiIIosh KopiIiqi ishte shqiptar, serbët ia mbathën nga beteja kurse shqiptarët qëndruan deri në fund

Shembuj të vrasjeve sektare islamike: vehabisti preu në fyt shiitin 7-vjeçar në Medina