Sherif Ramabaja
Me fundosjen e Rusisë, pritet që të fundosej edhe bota serbe. Këtë si duket e ka kuptuar edhe presidenti i Serbisë, të cilin grupi Anonimyous e quajti fashist dhe kukull të Putinit.
Përkundër një dështimi që pritet ta pësoi bota serbe, Vuçiq nuk është i gatshëm këtë ta shpalos para opinionit të tij, sepse kjo do të ishte një vetëvrasje politike për te. Kryesisht po mundohet që me inskenime të krizave ndaj Kosovës, të lavdërohet se po korr fitore kundër Kurtit.
Në realitet çdo fitore të cilën po mundohet ta shes si sukses të tij, në thelb po i radhitë vetëm humbjet, kur dihet që me ngulm do t´i kërkohet dhe do të detyrohet që ta pranoi realitetin në Dardani.
Deri kur bashkësia ndërkombëtare do ta toleroi Vuçiqin që të manipuloi dhe të tentoi që të ulet në disa karrige nuk është e çartë. Kjo si duket do të varet edhe nga zhvillimi i ngjarjeve në frontin e Ukrainës.
Si risi është se perëndimi këto ditë mori vendime që për herë të parë do të filloi që ta furnizoi Ukrainën edhe me tankse moderne, si shkas për mbrojtje më efikase dhe rikthimin e territoreve të okupuara nga Rusia.
Pra perëndimi është i vendosur që Rusinë kurrsesi mos ta lejoj të fitoj mbi Ukrainën, pasi është i bindur se do të rrezikohej edhe ekzistenca e vetë EU dhe Evropës në këtë formë.
Duke u nisur nga këto prognoza është e sigurte se me fundosjen e Rusisë duhet të fundoset edhe Serbia, por kjo do të varet edhe shumë nga shqiptarët që ta bindin perëndimin se, një Serbi e tillë gjithmonë e ka rrezikuar dhe do ta rrezikoi jo vetëm Ballkanin dhe Rajonin, po edhe më gjerë.
Prandaj çdo shthurje e Rusisë patjetër duhet ta përfshijë edhe shthurjen e Serbisë, në të kundërtën nuk do të ketë paqe në rajon dhe më gjerë.
Në shthurjen e Serbisë përgjegjësia më e madhe bie mbi Dardaninë, kur dihet që ndikimin e tij Vuçiq e ka shtrirë edhe në Shqipëri, e sidomos te kryeministri Rama.
Shumica e shqiptarëve janë të bindur se Rama me të gjitha forcat do të insistoi që t´i mbroj interesat e Serbisë dhe Vuçiqit, sepse nga kjo varet edhe e ardhmja e pushtetit dhe Rilindjes së tij. Autokratët dhe diktatorët duke e mbrojtur njëri – tjetrin, në të njëjtën kohë e mbrojnë edhe pushtetin e tyre.
Vuçiqi me siguri e ka të gatshëm edhe planin “B” nëse shpërbëhet Rusia. Ky plan do të fillonte duke shpresuar në ndihmën e Tiranës në krye me Ramën, Ankarasë me Erdoganin, Budapestit me Orbanin dhe eventualisht edhe në Francën si mike tradicionale e Serbisë, si dhe në pesë shtetet e EU, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Kjo shpresë e mban Vuçiqin në mënyrë që mos ta ketë fatin e Putinit, po Dardania duhet me angazhim maksimal dhe me ndihmën e fqinjëve të saj, të përpiqet që njëjtë sikurse Rusia edhe Serbia ta paguaj të njëjtin çmim.
Çmim, kur dihet që Serbia 4 lufta i ka zhvilluar kundër fqinjëve të vetë dhe ende nuk ka pushur me kërcënime ndaj Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe mbarë rajonit.