in

Me ftesë të Makronit, Osmani sot merr pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dames

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do t`i bashkohet sot liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame.

“Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron. Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée, në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni”, njofton Presidenca e Kosovës.

Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës.

Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë. Ajo u dëmtua rëndë në një zjarr në vitin 2019.

Zemra mal për “K’cimin e Tropojës”

Këngën “Gur i Republikës” për Ibrahim Rugovën, Radio Prishtina e ka zhdukur qe nga fillimi (2008)