in

Mbretëresha ndryshoi testamentin në gusht / Kush i merr tani 447 milionë dollarët e saj

Elizabeta II thuhet se ka ndryshuar në muajin gusht testamentin e saj. Mediat britanike raportojnë se ajo i ndaloi princit Harry çdo përfitim nga pasuria e saj pas vdekjes.

Përveç djalit të dytë të Charles dhe Lady Dianës, jashtë testamentit kanë mbetur edhe dy fëmijet e Harryt: djali i madh Archie dhe vajza Lilibet e quajtur kështu për nder të sovranes.

Sipas vlerësimeve të Forbes, monarkia britanike vlen në tërësi 88 miliardë dollarë dhe vetë Madhëria e Saj zotëronte personalisht 447 milionë dollarë të cilat tani duhet të ndahen për familjen e saj.

Për javë të tëra, tabloidët anglezë i kanë kushtuar vëmendje ndarjes së trashëgimisë duke supozuar se ata që nuk do të shohin asnjë qindarkë të kësaj vlere të pamasë do të jenë “rebeli Harry”, i cili mbërriti i fundit në Balmoral – pasi Pallati Buckingham kishte nxjerrë lajmin e vdekjes së mbretëreshës dhe u largua i pari në mëngjes.

Lini një Përgjigje

Tito dhe Erdogani, të pangopshmit e Ballkanit

Shoqëria shqiptare është në rrezik nga mercenarët e radikalizmit fetar!