in

Mbi çfarë baze me quajnë "tradhëtare"pse e dua shtetin e Kosovës?

Shkruan: Mevi Rafuna 

Në Shqipëri mediat shkruajnë me krenari për këmbet e Rrezarta Shkurtes dhe parcelat me drogë të burrit të saj (nipi i Enver Hoxhes), ndërsa në çdo dalje publike Princ Leka akuzohet se gjyshi i tij Mbreti Zog e paska vjedhur arin. Mbreti Zog pas Skenderbeut, ka meritat më të mëdha në europianizimin e Shqipërisë, në veçanti në emancipimin e femrës shqiptare sepse ferexhet i ndaloi me ligj.

Poeti i madh Mitrush Kuteli u dënua me burg nga komunistët pse e shkroi vjershën epike “Jam shqiptar e kosovar”.Që nga viti 45′  politika zyrtare e Tiranës është kundër Kosovës. Dhe nuk është për çudi sepse një vlleh – gjenetikisht e ka më të afërm një serb sesa një dardan. Dhe është normale që dehen me këngët e Bregoviçit dhe Ceces. Edi Rama e quajti rrëmujë Masakrën e Reçakut dhe disa persona në Kosovë ende e pëlqejnë dhe e marrin për të “mençur”. 

Në kujtimin  tim si fëmijë ende e kam vajin e atij djali të ri, që e pa tmerrin e asaj masakre. LPK- ja  së bashku me Marenglenat e rrejtën dhe e shkatërruan popullin e Dardanisë. Koha do e shpalosë “patriotizmin e tyre”. I gjetën  disa zgjyra  për me luftu Aristokracinë Dardane. Zgjyri i pa ditur, pa karakter dhe pa përvoj për pak pushtet e vranë  edhe baben  e vet. 

Në opinion u krijua ndasia kush nuk është me ta është tradhëtar. Ashtu si edhe sot televizionet e Kosovës-  etiketojnë çdo njërin që e do  dhe e pranon shtetin e Kosovës si “tradhëtar”. Veprës Frankenstein të LPK- së  dhe Marenglenave  i ka ardhur fundi. Ndaq bertitni, ndaq tranohuni se askush s’ka me ju shpëtu nga ajo që keni mbjellë. 

Në Ulpianë ku u gjet mbishkrimi i Justinianit, ka folur prapë universi. Ky popull i vuajtur do e rindërtoj Dardaninë përsëri! Volteri i madh kur nuk diti si t’iu  përgjigjet armiqëve  të  tij tha: Zot boni armiqtë e mij të duken qesharak. E këta janë  ba  ma zi se cirku,  sepse askush ma mirë se shpirti i tyre nuk  i di të zezat dhe komplotet që i kanë ba.

Lini një Përgjigje

Kurti: Të kthehemi në binarët e zbatimit të marrëveshjes bazike

Kosovë: Myslimanët konservatorë në rritje?